EULEX, i përkushtuar për promvimin e sundimit të ligjit
Prishtinë, 25 Shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në rezidencën e tij shefin e Eulex-it, Xavier De Marnak. Presidenti, Pacolli tha se në takim u bisedua për rolin e misionit të Eulex-it në Kosovës.
Pacolli theksoi se do të ketë bashkëpunim intenziv me Eulex-in sepse siç tha ai problemet janë evidente dhe ato mund të njihen vetëm nëse trajtohen.
Ndërsa, shefi i Eulex-it, Xavier De Marnak u shpreh se është këtu që të sigurojë se Eulex-i të cilin e udhëheq ai është i përkushtuar për promvimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Marnak theksoi se vazhdon të mbështes institucionet e Kosovës dhe të bashkëpunojë me to në ecjen përpara në fushën e sundimit të ligjit.
Presidenti, Behgjet Pacolli as sot nuk ka qenë i gatshëm t`u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.