EULEX-i nuk i njeh zgjedhjet serbe në veri, UNMIK-u neutral

Prishtinë, 23 maj - Përfaqësues të EULEX-it, kanë bërë të ditur se misioni i BE-së, nuk do ti njohë rezultatet e zgjedhjeve serbe në veri, të parapara të mbahen më 30 maj.
Zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes ka thënë se misioni i BE-së nuk i njeh zgjedhjet e strukturave paralele e as rezultatin që do e prodhojnë ato.
Ndërkaq përfaqësues të UNMIK-ut, kanë thënë se qëndrimi i misionit të OKB-së, përballë zgjedhjeve serbe do jetë neutral.