18 Janar 2025

EULEX-i, i nevojshëm

Prishtinë, 19 qershor - Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) konsiderohet i nevojshëm për drejtësinë vendore, derisa kjo e fundit të zhvishet nga politika. Juristët kosovarë thonë se Kosova ende ka nevojë për praktikat e Bashkimit Evropian, prandaj votimi i ligjvënësve për t’ia vazhduar mandatin edhe për dy vjet vlerësohet i arsyeshëm

Pavarësisht dështimeve në shumë raste gjyqësore dhe “spektakleve mediale”, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) i duhet Kosovës, derisa sistemi vendor i drejtësisë të zhvishet nga politika, shkruan Zëri.

Kështu mendojnë njohësit e ligjit, të cilët e vlerësojnë pozitiv vendimin e Kuvendit të Kosovës i cili me shumicë votash ia vazhdoi këtij misioni mandatin edhe për dy vjet, deri në verën e vitit 2018.

Edhe pse në të kaluarën zyrtarët e EULEX-it “kishin rrahur gjoks” se do t’i arrestojnë peshqit e mëdhenj që merren me korrupsion dhe krim të organizuar, kjo nuk ndodhi dhe EULEX-i më shumë u fokusua në gjykimin dhe dënimin për krime të luftës
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)