EULEX-i bastisë kompaninë PPMD
Prishtinë, 30 shtator - EULEX-i njofton se ka kryer sot një bastisje në kompaninë PPMD, në Shtërpcë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionin.
Sot, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit e Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit ka bastisur kompaninë PPMD në Shtërpcë. Bastisja është bërë në lidhje me hetimet penale për larje të parave, shmangie të tatimit dhe krim të organizuar, thuhet një njoftimin e EULEX-it.
Bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.
Hetimet është duke i udhëhequr Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).