22 Janar 2025

EULEX do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Prishtinë, 16 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e ri të misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, zotëri Gabriele Meucci, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit të misionit me institucionet e vendit, me qëllim të shtrirjes së sundimit të rendit dhe të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga, duke i uruar zotëri Meucci mirëseardhje në Kosovë, vlerësoi punën dhe angazhimin e misionit të EULEX-it në fushën e drejtësisë dhe posaçërisht bashkëpunimin e misionit me institucionet e Republikës së Kosovës.

Ajo tha se duhet të intensifikohen aktivitetet e përbashkëta për sundim të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe theksoi rëndësinë e ngritjes së nivelit të bashkëpunimit me mirëbesim ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it sipas mandatit, me qëllim të ndërtimit të një sistemi të besueshëm, kredibil dhe të paanshëm të drejtësisë, që do të ndihmojë ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Presidentja Jahjaga tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në përmbushjen e të gjitha standardeve dhe thellimin e reformave që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, duke ndihmuar kështu edhe lëvizjen e lirë të tyre në të gjitha vendet e BE-së, përmes procesit të liberalizimit të vizave.

Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, zotëri Gabriele Meucci e falënderoi presidenten Jahjaga dhe institucionet përgjegjëse të Kosovës për bashkëpunim të ndërsjellë.

Ai tha se misioni i EULEX-it do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha institucionet përgjegjëse për sundimin e ligjit në fushën e rendit dhe të ligjit dhe ta ndihmojë Kosovën posaçërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"Pata takim të shkëlqyeshëm me Presidenten. Ndaj me të shqetësimin e saj lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Kosovë, dhe jam i përkushtuar që të bëjë çdo gjë që mundem në kuadër të mandatit  dhe burimeve të mija për ta ndihmuar Kosovën në këtë sfidë."

"Mandati im shënon fillim të ri, ku misioni më nuk punon për Kosovën, por me Kosovën, në çdo nivel të institucioneve të saj të sundimit të ligjit, gjithashtu në partneritet me homologët tanë nga Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian", tha Meucci.

Meucci, diplomat profesionist nga Italia ka përvojë të gjerë në Ballkan. Ai ka qenë ambasador në Malin e Zi dhe më parë ka shërbyer në Kroaci dhe Shqipëri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)