28 Prill 2024

EULEX do të kërkoj nga grupet paralemtare rezolutën e imunitetit

Prishtinë, 18 korrik - Grupet Parlamentare në Kosovë, janë në pritje të kërkesës nga EULEX-i për të shtyrë përpara rezolutën për çështjen e imunitetit të deputetëve.

Misioni i Bashkimit Europian (EULEX) në Kosovë nuk ka hequr dorë nga kërkesa që Parlamenti të aprovojë një rezolutë, me të cilën do të autorizohej Qeveria për të kërkuar një opinion nga Gjykata Kushtetuese lidhur me imunitetin e deputetëve.

Këtë kërkesë tani EULEX’i do t’ua dërgojë grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, kanë thënë burime ndërkombëtare të gazetës Express. “Secili grup parlamentar do të pyetet nëse përkrah një rezolutë të tillë”, ka thënë ai me kusht anonimiteti.

“Unë nuk kam kompetencë që ta iniciojë në Kryesi këtë, sepse unë jam një shef i një grupi parlamentar të Kuvendit dhe nuk më takon mua ta iniciojë, ka theksuar kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

"Ne kemi institucione dhe unë nuk i jap vetes të drejtë që të dalë mbi institucionet e vendit dhe të kërkoj diçka që s`më takon”, është shprehur Grabovci.

Përplasjet publike janë shfaqur pas rreth katër muajsh bisedime “konfidenciale” mes ndërkombëtarëve dhe vendorëve lidhur me fletarrestimin e EULEX’it për deputetin Fatmir Limaj, i cili akuzohet për krime lufte.

Megjithëse deputeti i PDK’së i është përgjigjur çdo ftesë të organeve të drejtësisë dhe është zotuar për bashkëpunim, pavarësisht se ndihet i pafajshëm, Misioni i BE’së insiston në arrestimin e tij.

Limaj ka bërë të ditur se nuk sheh asnjë argument ligjor për të hequr dorë vullnetarisht nga imuniteti, por ai do të respektonte çdo procedurë që është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Kryeparlamentari ka deklaruar se Gjykatën Kushtetuese mund ta pyesë Qeveria e Kosovës, por Kryeministri Hashim Thaçi thotë se kjo çështje nuk është punë për ekzekutivin sepse do të ishte ndërhyrje në kompetencat e parlamentit.

Kërkesën e EULEX’it partitë opozitare e shohin një çështje të brendshme të PDK’së, megjithëse besohet që edhe grupet e tyre parlamentare kanë deputetë që janë nën hetime.

Mirëpo, nëse EULEX’i dhe prania ndërkombëtare në vend mbështesin opsionin për t’iu drejtuar me letër të gjitha grupeve parlamentare, kjo nuk do të jetë çështje e brendshme e një partie.

Më së ashpëri ndaj refuzimit të kryeparlmentarit Krasniqi ka reaguar ambasadori amerikan Christopher Dell. Ai ka akuzuar se i pari i Kuvendit po e sfidon tërë bashkësinë ndërkombëtare.

Ambasadori Dell nuk sheh vetëm kryeparlamentarin përgjegjës për të adresuar çështjen e imunitetit, por të gjithë anëtarët e Parlamentit.

“Nëse kjo rezolutë nuk kalon, të gjithë deputetët do të pyeten të deklarohen publikisht se cili është qëndrimi i tyre lidhur me hetimet për krime lufte. Deputetët duhet të jenë të kujdesshëm që të mos e vënë Kosovën në konfrontim me tërë botën”, ka thënë Dell në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)