16 Janar 2025

Estonia përkrah proceset zhvillimore dhe evropianizuese në Kosovë

Prishtinë, 15 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadoren e Estonisë, Eve Kulli Kala.

Gjatë takimit, u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me theks të posaçëm në fushën e zhvillimit ekonomik dhe integrimeve evropiane.

Duke e falënderuar ambasadoren për përkrahjen e deritashme të Estonisë, kryeministri Mustafa, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e  raporteve bilaterale dhe të shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve.

Ambasadorja e Estonisë, Eve Kulli Kala, theksoi vullnetin e vendit të saj për bashkëpunim bilateral, duke shprehur njëkohësisht përkrahjen e shtetit të saj për proceset zhvillimore dhe evropianizuese në Kosovë.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për prioritetet që Estonia do të ketë gjatë Presidencës së BE-së, nga korriku deri në dhjetor 2017, si dhe proceset që lidhen me rrugën integruese evropiane të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)