18 Janar 2025

Estonia do të ofroi të gjitha përvojat e saja në dobi të Kosovës

Prishtinë, 20 nëntor - Zëvendëskryeministrja e Republikës se Kosovës, Edita Tahiri, priti në takim ambasadoren e Estonisë në Austri, jorezidente në Kosovë, Eve-Külli Kala.

Fillimisht znj. Tahiri ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme që Estonia i ka dhënë Kosovës, veçmas në këtë periudhë ku është duke ndihmuar vendin në procesin e integrimeve evropiane dhe reformave shtetërore.

Znj. Tahiri tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar në reforma që përfshijnë të gjitha sferat me theks të veçantë në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe edukimin. Në fushën evropiane çmoi fillimin e negociatave për MSA, por tha se duhet të behet më shumë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu sa i përket bashkëpunimit rajonal znj. Tahiri theksoi se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunimin rajonal duke përmendur dialogun e Brukselit si proces të rëndësishëm në shërbim të paqes dhe stabilitetit dhe me qëllim që Kosova dhe gjithë vendet e Ballkanit të jenë të integruara në strukturat euroatlantike.

Nga ana tjetër diplomatja estoneze u shpreh e kënaqur me progresin e Kosovës, dhe shprehu vullnetin e Qeverisë se saj për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ambasadorja e Estonisë në Austri, jorezidente në Republikën e Kosovës, Eve-Külli Kala, tha se Estonia do të ofroi të gjitha përvojat e saja në dobi të Kosovës me qëllim që edhe Kosova të jetë pjesë e familjes evropiane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)