Eshtë e dhimbshme që pas 17 vitesh, janë akoma 1665 persona të pagjetur
Prishtinë, 30 gusht Në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur, Ambasadori Britanik në Prishtinë Ruairí OConnell dhe bashkëshortja e tij Elida Lawton OConnell vendosën lule sot pranë Përmendores dedikuar personave të pagjetur në Prishtinë.
Për të shënuar këtë ditë, Ambasadori OConnell dhe homologu i tij, Ambasadori Britanik në Beograd Denis Keefe CMG, lëshuan një deklaratë të përbashkët:
Eshtë mjaft e dhimbshme që edhe sot pas 17 vitesh, janë akoma 1665 persona të pagjetur. Mungesa e progresit në gjetjen e personave të pagjetur si dhe në zbardhjen e fatit të tyre sjellë vuajtje si në Kosovë ashtu edhe në Serbi e në veçanti tek familjet e personave të pagjetur. Ne u bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë të bëjnë përpjekje maksimale në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, pavarësisht përkatësisë etnike apo religjioze\'\'.