12 Janar 2025

Escobar dhe Lajčák vizitojnë Kosovën

Prishtinë, 31 janar - Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari (ZNS) Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për Dialogun Beograd - Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák do të vizitojnë Kosovën.

Në Prishtinë, PSBE Lajčák dhe ZNS Escobar do të takohen me lidershipin politik në Kosovë, liderë të partive politike si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA.

PSBE Lajčák do të takohet gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë pikëkalimin e përbashkët në Mutivodë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri tani në Bruksel, si një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Aktualisht të dyja palët po diskutojnë vetëm në nivel teknik të delegacioneve për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të makinave, e cila në shtator të vitit të kaluar nxiti tensione ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)