Erdogani është përkthyer keq në Kosovë
Prishtinë, 27 tetor - Përkthyesi për një kohë të gjatë i kryeministrit turk, Bekim Muftareviq ka thënë se deklarata e Rexhep Tayip Erdogan Kosva është Turqi dhe Turqia është Kosovë është përkthyer gabimisht.
Muftareviq ka shpjeguar se çfarë realisht kanë nënkuptuar fjalët e Erdoganit është se Ai e ndjenë veten si në shtëpi në Kosovë dhe beson se një qytetarë i Kosovës do të ndihej si në shtëpi në Turqi.
E njëjta gjë do të mund të thuej edhe në Serbi, ku serbët në Turqi do të mund të ndiheshin si në shtëpi dhe anasjelltas, ka thënë Muftareviq.
Ai ka shtuar më tutje, se nëse Erdogani do të thoshte se Kosova është Turqi atëherë në Turqisht do të thuhej në këtë mënyrë, Kosovo Turk topragidir ili yurdu që do të nënkuptonte Kosova është territor i Turqisë.
Fjalët sipas përkthyesit të Erdoganit janë përkthyer në mënyrë letrare e jo substanciale.