30 Prill 2024

Erdogan do të ndërohet me titullin "Doctor Honoris Causa"

Prishtinë, 4 nëntor - Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, vazhdon sot ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë.

Universiteti i Prishtinës,  do t`i japë sot kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdogan titullin “Doctor Honoris Causa”. UP, përmes një komunikate, bën të ditur se ceremonia e dorëzimit të kësaj mirënjohjeje, do të bëhet në orën dhjetë, në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë.

Erdogan se bashku me kryeministrin Thaqi do të merr pjesë në ceremoninë e hapjes së xhamisë së madhe - Fatih Xhami në Prishtinë si dhe do të vizitojnë Turbën e Sulltan Muratit dhe hapja ceremoniale e Shtëpisë së Kulturës në Turbe .

Gjatë vizitës së tij ditën e djeshme Erdogan ka deklaruar se dialogu Prishtinë-Beograd dhe zgjedhjet e 12 dhjetorit do të ndikojnë në njohjet e reja të Kosovës.Kryeministri turk gjithashtu tha se Turqia është e gatshme të luajë çfarëdo roli në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Turqia, një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, është shprehur e gatshme që të marrë ndonjë detyrë në bisedimet e ardhshme mes Prishtinës dhe Beogradit.