Eqrem Kryeziu, kandidat i LDK-së për krytar të Prizrenit
Prishtinë, 8 korrik - Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vijuar diskutimet për nominimet e kandidatëve për kryetarë komunash dhe për listat e kandidatëve për Asambletë komunale.
Pas diskutimeve të zhvilluara në terren, si dhe në bazë të propozimit të Degës, Kryesia e LDK-së, në mënyrë unanime, vendosi që prof. dr. Eqrem Kryeziu të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit.
Kryesia po ashtu formoi ekipet punuese, të cilat do të bashkëpunojnë me degët për të identifikuar edhe kandidatët e tjerë për kryetarë komunash në degët e tjera.