Enver Petrovci dhe Veton Osmani iu bashkuan AAK-së
Prishtinë, 11 prill - Sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një takim të veçantë, kryetari Ramush Haradinaj dhe kandidati për kryetar të Prishtinës, Besnik Tahiri, pritën Prof. Enver Petrovcin dhe bashkëpunëtorin e tij, aktorin e Teatrit Kombëtar, Veton Osmani.
Në këtë ceremoni, ku morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të kryesisë, u dakorduan që Prof. Petrovci dhe aktori i mirënjohur, Veton Osmani, të bashkohen me AAK-në, si në nivel vendi ashtu edhe në kryeqendër për të zhvilluar dhe avancuar sektorin e artit dhe kulturës.
Duke e mirëpritur përzemërsisht bashkimin e Prof. Petrovcit dhe aktorit Osmani në AAK, kryetari Haradinaj theksoi se për AAK-së dhe për mua personalisht, është një nderë që sot AAK-së iu bashkua një kuadër shumë i vlefshëm i vendit, i cili në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës ka treguar përkushtim, profesionalizëm dhe dinjitet në ngritjen e kulturës dhe artit në përgjithësi.
Edhe Prof. Petrovci theksoi se ai është i nderuar që i bashkohet subjektit, konceptit dhe për më shumë, vizionit dhe lidershipit të AAK-së dhe Haradinaj.
Ata shprehen të gatshëm për të ndryshuar dhe avancuar vendin me fokus të veçantë zhvillimin dhe avancimin e kulturës dhe rikthimin e vlerave që përgjatë dekadave e kanë mbajtë gjallë shpirtin e artit dhe kulturës.