Enver Hoxhaj nis punën si ministër i jashtëm
Prishtinë, 3 qershor Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, sot zyrtarisht ka nisur punën si ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.
Me këtë rast, Hoxhaj ka thënë se ka vullnet për ti shërbyer vendit në sigurimin e njohjeve të reja.
Sot edhe zyrtarisht kam nisur punën si ministër i Jashtëm i Kosovës. Është përgjegjësi e lartë shtetërore për të vazhduar punën në forcimin çdo ditë të Kosovës. Kam një vullnet për ti shërbyer vendit në sigurimin e njohjeve, mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe për të anëtarësuar Kosovën në familjen e shteteve të botës. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen!, ka shkruar Hoxhaj në profilin e vet në Facebook.