Enver Hasani mer pjesë në sesionin e Komisionit të Venedikut
Prishtinë, 15 qershor - Me ftesë për të marrë pjesë në Sesionin e 111-të Plenar të Komisionit të Venedikut, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ka udhëtuar sot për në Venedik të Italisë.
Sesioni i 111-të Plenar i Komisionit të Venedikut do të mbahet më datën 16 dhe 17 qershor 2017, në të cilin Enver Hasani do të marrë pjesë në cilësinë e anëtarit përfaqësues të Republikës së Kosovës.
Në këtë sesion do të vazhdohen nga Komisioni diskutimet lidhur me mendimin për sa vijon: për Ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese të Polonisë; për Ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese të Armenisë; për Ligjin mbi Ombudspersonin e Armenisë; për Amicus Curiae të Bosnje-Hercegovinës për mënyrën e zgjedhjes për Dhomën e Popujve të Bosnje-Hercegovin; në fund, për Opinioni i Komisionit për amendamentet në Kushtetuëën e Turqisë për vendosjen me referendum për ndryshimin e sistemit qeverisës në këtë vend.