23 Dhjetor 2024

Entuziazëm më i ulët për të votuar sesa në raundin e parë

Prishtinë, 14 nëntor - Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV), pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 23.6%, rreth 2% më e ulët se në raundin e parë të zgjedhjeve.

Komunat me daljen më të madhe vazhdojnë të jenë Mamusha (45%), Juniku (41%) dhe Kllokoti (37%) kurse ndërsa dalja më e ulët deri në 15:00 është regjistruar në komunën e Prizrenit (19%) dhe Dragashit (17%).

Fushë Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Vushtrria dhe Mamusha janë ndër komunat që krahasuar me daljen e votuesve në raundin e parë, kanë shënuar rënien më të madhe. Rritje domethënëse në trendin e votimit, krahasuar me raundin e parë, është shënuar në Junik, Podujevë dhe Shtime.

Trendi i njejtë i mosrespektimit të masave mbrojtëse kundër COVID 19 ka vazhduar edhe gjatë pjesës së dytë të ditës, si nga ana e stafit zgjedhor ashtu edhe nga qytetarët.

Me rritjen e daljes në zgjedhje të votuesve, janë rritur edhe rastet kur të njejtit kanë hasur vështirësi në gjetjen e emrit në Listën e Votuesve. Ky fenomen është raportuar në rreth 35% të vendvotimeve, me deri në 10 raste të raportuara në secilin prej tyre.

Sa i përket votimit me asistencë, trendi ka vazhduar të rritet eksponencialisht që nga orët e paradites, duke bërë që ky fenomen të jetë i shprehur pothuajse në secilin vendvotim. Madje, në mbi 30% të vendvotimeve janë regjistruar deri në 50 raste të votimit me asistencë.

Vëzhguesit e DnV-së kanë raportuar në dy raste frekuentim të qendrave të votimit nga eksponentë të subjekteve politike, dhe atë në komunën e Gjakovës dhe Podujevës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)