Engel viziton Kosovën

Prishtinë, 29 qershor - Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, demokrat nga New Yorku, do ta vizitojë Kosovën prej 29 qershorit e deri më 5 korrik.
Sipas një njoftimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, gjatë vizitës së tij, ai do të takohet me presidenten, Atifete Jahjaga, me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të Kosovës.