Engel sot nis vizitën në Kosovë
Prishtinë, 30 qershor - Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë nga e marta deri të dielën më 5 korrik.
Engel, anëtar i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, demokrat nga Nju Jorku, gjatë kësaj vizite do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të Kosovës.
Engel, njihet si mbështetës i fuqishëm i cështjes shqiptare në Ballkan e posacërisht i cështjes së Kosovës.
Përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave joqeveritare thonë se zoti Engël, është një mik i vërtet e shqiptarëve në kongresin Amerikan për më shumë se 25 vjet dhe gjatë kësaj kohe luajti një rol me rëndësi në të gjitha proceset që çuan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.