28 Prill 2025

Engel shpreh përkrahjen për qeverinë Mustafa

Munich, 8 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Konferencës së Munihut për Siguri, ka qenë i ftuar në darkën e shtruar nga kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, ku ishin të pranishëm liderë dhe përfaqësues të lartë të shumë shteteve të botës.

Gjatë darkës së shtruar në Munih, kryeministri Mustafa ka pasur mundësinë që të takohet dhe të bashkëbisedoj me shumë burrështetas dhe personalitete të shquara ndërkombëtare.

Ndërkaq, një takim të veçantë, kryeministri Isa Mustafa e ka zhvilluar me kongresmenin amerikan, Eliot Engel, mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj.

Gjatë takimit, kongresmeni Engel, pasi  e uroi kryeministrin Mustafa për detyrën e re në udhëheqje të Qeverisë së Kosovës, shprehu përkrahjen e tij për Qeverinë e re.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi kongresmenin Engel lidhur me konsolidimin e Qeverisë së Kosovës dhe proceset që po zhvillohen gjatë kësaj periudhe.

Kryeministri Mustafa e falënderoi kongresmenin Engel dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen e vazhdueshme që po japin për shtetin dhe popullin e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)