Engel: SHBA do të mbeten të angazhuara në Kosovë
Prishtinë, 13 nëntor - Sot, në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrat e Lidhes Demokratike të Kosovës! zhvilluan një vizitë kongresmenët amerikan Eliot Engel dhe Gary Peters.
Në Vetëvendosje për rreth dy orë u diskutua mbi situatën politikë në vend e për dialogun me Serbinë. Në takim morën pjesë nënkryetarët Shpend Ahmeti dhe Aida Dërguti, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Liburn Aliu si dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë Xhelal Sveçla.
Pas takimit kongresmenët dhe aktivistët mbajtën një prononcim për media.
Shpend Ahmeti u shpreh se gjatë takimit shkëmbyem qëndrimet për situatën politike dhe ekonomike në vend. Po ashtu, i qartësuam disa nga pozicionet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Shtet e Bashkuara të Amerikës.
Kongresmeni Eliot Engel duke vlerësuar miqësinë e SHBA-ve dhe popullit të Kosovës tha se gjatë këtyre 23 viteve angazhim si kongresmen ka punuar për pavarësinë e Kosovës.
Kongresmeni, Eliot Engel theksoi se: SHBA-të mbeten të angazhuara në Kosovë me trupat ushtarake në kuadër të KFOR-it. Po ashtu ai vlerësoi se është e rëndësishme që të dëgjojmë të gjitha subjektet politike dhe të shkëmbejmë mendime, sepse kjo e forcon çdo proces demokratik.
Kongresmeni Gary Peters që ishte për herë të parë i për vizitë në Kosovë përmendi se ai i ka njohur shqiptarët nëpërmjet komunitetit shqiptar në Detroit, Michigan. Peters theksoi se:
Jemi të vendosur që të kemi miqësi mes SHBA-ve dhe Kosovës. Do të kthehemi me informacionet e fituara gjatë vizitës këtu në Kosovë dhe do tua përcjellim kolegëve tanë kongresmenë që të sigurohemi që Qeveria Amerikane të vazhdojë në rrugën e miqësisë së ngushtë.
Edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pritur sot në një takim mikun e madh të Kosovës dhe të shqiptarëve, kongresmenin amerikan Eliot Engëll. Zoti Engëll shoqëroj nga kongresmeni z. Piter T. King dhe një numër bashkëpunëtorësh.
Në takimin e gjatë e të përzemërt është folur për të gjitha zhvillimet në Republikën e Kosovës, qofshin ato politike, ekonomike e të tjera.
Kryetari i LDK-së, edhe në këtë rast, ka falënderuar zotin Engëll për ndihmën e përhershme që ai dhe SHBA-të kanë dhënë për Kosovën në kohët më të vështira dhe për përkrahjen e madhe që vijojnë të japin edhe sot.
Kryetari Mustafa, po ashtu, e ka njoftuar zotin Engëll për procesin e reformave në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për rolin e LDK-së si prijëse e opozitës së vendit, për angazhimin e Grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, për aktivitetin e deputetëve të LDK-së në komisionet funksionale dhe në komisionet për ndryshime kushtetuese e ligjore, që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit të vendit dhe me sistemin zgjedhor.
Zoti Engëll ka cmuar lart punë e LDK-së, nën udhëheqjen e Presidentit Rugova, rolin e saj vendimtar për proceset themelore nëpër të cilat ka kaluar Kosova gjatë dy dekadave, si dhe rolin e sotëm që luan kjo parti në skenën politike të vendit, si pjesëmarrëse në proceset e rëndësishme politike.
Ai, po ashtu, ka ka inkurajuar kryetarin Mustafa që të vijojë proceset e rëndësishme të reformimit e të profilizimit të LDK-së.