Engel: Gjykata Speciale, e keqja e domosdoshme
Prishtinë, 3 korrik - Në mes të dy zgjidhjeve të këqija - Gjykatës Speciale apo Gjykatës së OKB-së, mes dy të këqijave, Kosova duhet ta zgjedhë të keqen më të vogël, e ajo është themelimi i Gjykatës Speciale nga vendorët e jo ti lihet OKB-së, ka thënë kongresisti amerikan Eliot Engel.
Në një intervistë për Koha Ditore, Engel që është anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme me ndikim në Dhomën e Përfaqësuesve, ka folur për Gjykatën Speciale si një domosdoshmëri e dhimbshme për Kosovën.
E di që kjo është e padrejtë, ka thënë ai, por ka shtuar se megjithatë Kosova duhet të dëshmoj që nuk ka asgjë për të fshehur.
Lobisti i njohur për çështjen e Kosovës ka paralajmëruar rreziqe nëse i lihet OKB-së ta themelojë gjykatë e cila do ti trajtojë pretendimet që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës, marrë parasysh qëndrimin e Rusisë, Serbisë e vendeve tjera jo miqësore karshi Kosovës.
Engel ka folur edhe për dialogun me Serbinë, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Kosovë, tolerancën ndërfetare dhe rrezikun nga rritja e ekstremizmit fetar.
/Koha Ditore/