ENEMO: Zgjedhjet në Mitrovicë janë administruar në mënyrë efikase
Institucionet përgjegjëse për sigurinë kanë arritur të sigurojnë parakushte të sigurta dhe të qeta që votuesit të shprehin të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të lirë dhe paqësore.
Në vijim të ftesës nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, Rrjeti evropian i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve (ENEMO) e ka vendosur Misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve (MVZ) për ti vëzhguar Zgjedhjet lokale në Kosovë më 3 nëntor 2013.
Ekipi kryesor i ENEMO-së ka arritur në Prishtinë më 1 tetor 2013, duke i filluar përgatitjet dhe vendosjen e 12 vëzhguesve afatgjatë në 6 ekipe me të cilat mbulohet tërë territori i Kosovës.
Ata e kanë vëzhguar klimën para-zgjedhore, përfshirë edhe fushatën politike dhe aktivitetet e administratës zgjedhore para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Në ditën e zgjedhjeve, ENEMO ka dërguar 34 vëzhgues të zgjedhjeve nga organizatat e saj anëtare, të cilët kanë vëzhguar 221 vendvotime në të gjitha komunat e Kosovës.
ENEMO gjithashtu ka vëzhguar edhe përsëritjen e votimit në Mitrovicën e Veriut më 17 Nëntor me 3 ekipe mobile, secila ekipë e përbërë nga dy vëzhgues. Vëzhguesit afatgjatë të ENEMO-s kanë vepruar si vëzhgues afatshkurtë gjatë ditës së rivotimit.
Gjashtë prej tyre janë dërguar në Mitrovicën e Veriut nga vendet ku ata janë të angazhuar në periudhën afatgjate, në mënyrë që të vëzhgohet procesi zgjedhor në të tri Qendrat e Votimit. Një ekip tjetër përkrahës dhë emergjent është dërguar nga Zyra Qendrore e ENEMO-s në Prishtinë.
Procesi zgjedhor vlerësohet në bazë të standardeve ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe legjislacionit nacional. Kjo deklaratë e gjetjeve dhe përfundimeve paraprake dorëzohet pas ditës së zgjedhjeve të rivotimit të pjesshëm në Mitrovicën e Veriut.
Këto gjetje dhe përfundime janë paraprake dhe nuk japin vlerësim final për tërë procesin zgjedhor. Misioni do të vazhdojë me vëzhgimin e procesit të mbledhjes së rezultateve dhe procesit të ankesave dhe parashtresave, duke e vëzhguar edhe raundin e dytë të zgjedhjeve.
PËRFUNDIMET PARAPRAKE
Rivotimi i pjesshëm në Mitrovicën e Veriut është administruar në mënyrë efikase dhe është realizuar në atmosferë të qetë në të gjitha Qendrat e Votimit, me disa mangësi procedurale.
Institucionet përgjegjëse për sigurinë kanë bërë përpjekje domethënëse për sigurimin e një numri adekuat të forcave të sigurisë në Mitrovicën e Veriut dhe, në të njejtën kohë ata kanë arritur të sigurojnë parakushte të sigurta dhe të qeta që votuesit të shprehin të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të lirë dhe paqësore.
Vëzhguesit e ENEMO-s përsëri kanë vërejtur abuzim të mjeteve shtetërore nga një numër i zyrtarëve publikë adresuar qytetarëve, kryesisht atyre të punësuar në institucionet publike.
Ushtrimi i fushatës politike në afërsi të vendvotimeve, si dhe materiali i fushatave politike të subjekteve politike kanë qenë mjaftë të dukshme në shumë vendvotime.
Në bazë të të dhënave të mbledhura në terren, vendvotimet janë mbyllur në kohë dhe materiali nga të gjitha Qendrat e Votimeve është marrë nga OSBE dhe pastaj është transportuar për në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë për numërim.
Bazuar në raportet e marra nga vëzhguesit tanë, votimi familjar ka mbetur akoma një sfidë në shumë vendvotime.
Në kuadër të barazisë gjinore, ENEMO e vlerëson administratën zgjedhore për sigurimin e përfaqësimit të duhur të gjinisë së kundërt, në shumicën e vendvotimeve në Mitrovicën e Veriut.
GJETJET PARAPRAKE
Në Ditën e Rivotimit, 8 vëzhgues kanë qenë të angazhuar në 4 ekipe, për të përcjellur procedurat e hapjes, votimit dhe numërimit në të Tri Qendrat e Votimit. Tri ekipe shtesë të ENEMO-s kanë qenë të angazhuara për vëzhgimin e numërimit të votave në QNR. Në total, vëzhguesit e ENEMO-s kanë mbuluar të gjitha 27 vendvotimet.
Materiale të fushatave politike janë vërejtur në largësi më të vogël se 100 m nga VV në 48% të të gjitha vendvotimeve, ndërsa ushtrimi i fushatës është vërejtur në afërsi të 37% të vendvotimeve.
E ndihmuar nga OSBE, administrata zgjedhore ka arritur që përgjithësisht të përgatisë vendvotimet në përputhje me ligjin dhe shumica e vendvotimeve të vizituara nga vëzhguesit e ENEMO-s janë hapur me kohë, me disa vonesa të vogla. Procesi i hapjes është vlerësuar si pozitiv në të gjitha vendovotimet e vëzhguara nga vëzhguesit e ENEMO-s.
Atmosfera gjatë Ditës së Rivotimit ishte e qetë dhe paqësore në shumicën e VV. Forcat e sigurisë kanë qenë prezente në hyrje të çdo Qendre të Votimit dhe nuk është raportuar për asnjë incident të madh.
Gjatë ditës janë vërejtur mangësi të vogla për sa i përket kryerjes së detyrave dhe organizimit të Komisioneve të Vendvotimeve në disa vendvotime. Disa nga anëtarët e KVV nuk kanë pasur njohuri të duhur rreth procedurave dhe as akreditimin e duhur nga KQZ. Perveç kësaj, janë vërejtur edhe disa parregullësi proceduriale.
Për shembull, në 34% të vendvotimeve të vizituara, anëtarët e KVV nuk kanë kontrolluar si duhet për sprejin për identifikim, gjë që ka mundur të lë hapësira për votim të shumëfishtë.
Gjatë këtij rivotimi, dispozitat ligjore për identifikimin e dokumenteve të votuesve legjitimë janë respektuar kryesisht nga të gjitha KVV. Prandaj, votuesit me dokumente të huaja ( kryesisht serbe), janë lejuar të votojnë, nëse kanë qenë në Listën e Votuesve.
Vëzhguesit e ENEMO-s nuk kanë parë ndonjë votues të regjistruar si votues me nevoja të veçanta në Listën e Votuesve, gjë që ka mundur të lë hapësirë për votim të dyfishtë të të njejtit person, një herë në mënyrë të rregulltë dhe njëherë nëpërmjet mekanizmave të Votimit me Nevoja të Veçanta. QNR duhet ti kushtoj vëmendje verifikimit dhe riverifikimit të këtyre listave për votimin e dyfishtë të mundshëm gjatë numërimit të votave me Nevoja të Veçanta.
Fshehtësia e votës është respektuar kryesisht në të gjitha VV e vizituara, përveç disa rasteve të caktuara të votimit grupor apo familjar, të cilat janë vërejtur në gjashtë VV.
Në të njejtën kohë, ENEMO ka vërejtur një numër votuesish që kanë ardhur në grupe të organizuara, kryesisht të përbërë nga qytetarë të punësuar në institucionet publike në Mitrovicën e Veriut.
Shumë votues nga këto grupe nuk kanë qenë pjesë e Listës së Votuesve në VV të cilin e kanë vizituar, prandaj kanë votuar me kusht.
Në më shumë se 50% të VV të vëzhguara, votuesit të cilët nuk kanë qenë në Listën e Votuesve nuk janë drejtuar te tavolina ndihmëse për të kërkuar ndihmë, shumica e tyre kanë shkuar direkt për të votuar me kusht në Vendvotimin e Dyfishtë.
Kjo ka shkaktuar rend të gjatë dhe turmë në Vendovotimet e Dyfishta dhe mund ta zgjasë procesin e numërimit të votave me kusht në QNR.
Të gjitha ekipet e vëzhgimit të ENEMO-s ishin ekipe mobile, për dallim nga vëzhguesit vendorë, të cilat janë zakonisht statike dhe e ndjekin procesin në vendovotime të caktuara gjatë gjithë ditës. ENEMO ka vërejtur prezencë të vëzhguesve vendorë në vetëm 19% të vendvotimeve të vizituara.
Vëzhguesit e ENEMO-s e kanë vlerësuar procesin e votimit kryesisht si shumë mirë (5) dhe mirë (20).
Pas mbylljes të të gjitha vendvotimeve, materalet zgjedhore, bashkë me kutitë e votave, janë dërguar në QNR në Prishtinë për numërim, nën përcjelljen e OSBE, për shkaqe sigurie.
Edhe pse procesi i numërimit nuk është bërë në VV, si pasojë e transparencës më të lartë se zakonisht në QNR, vëzhguesit e ENEMO-s