Emrat për Avokatin e Popullit shkojnë në Kuvend
Prishtinë, 6 mars - Brenda 30-ditësh Mazllum Baraliu, Suzana Novobërdaliu, Shqipe Mala apo Veton Vula mund të zgjidhen për postin e Avokatit të Popullit.
Lirije Kajtazi ka thënë se emrat e katër kandidatëve janë përcjellë për në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e njeriut dhe Barazi Gjinore, të cilën e kryeson ajo dhe se të hënën do të shqyrtohen nga po ky komision, pastaj do të dërgohen në Kuvend për votim.
Ajo ka thënë për Epokën e Re se deri me tani ky proces ka qenë transparent dhe pa ndikime politike.