21 Prill 2025

Emiratet e Bashkuara të përkushtuara për bashkëpunim me Kosovën

Prishtinë, 4 shkurt - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës. z. Avdullah Hoti, priti në takim ambasadoren jo-rezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë,  Nabila Abdelaziz Alshamsi.

Kryeministri Hoti e falënderoi ambasadoren Alshamsi për ndihmën e vazhdueshme që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë ofruar Republikës së Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit.

Kryeministri Hoti shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë, në veçanti thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe promovimin e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Hoti dhe ambasadorja Alshamsi u pajtuan se Kosova ka shumë potencial për zhvillim që duhet mbështetur e promovuar.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)