Emiratet e Bashkuara të gatshme të ndihmojnë MAP-in
Prishtinë, 20 tetor - Zëvendësministri i MAP-it, z Amir Ahmeti, priti një delegacion nga qeveria e Dubait të kryesuar nga dr. Umer El Hatib. Me këtë rast z Ahmeti njoftoi delegacionin për veprimtarinë e MAP-it.
Ndërsa, dr. El Hatib premtoi përkrahjen e Qeverisë së Dubait për Kosovën, por edhe për MAP-in, në fushën e qeverisjes elektronike, fusheveprimtari kjo mjaft e avancuar nga qeveria e Dubait . Të dy palët u dakorduan për ndërmarrjen e hapave për të koordinuar takime të ndërsjellta ndërmjet dy vendeve.