19 Janar 2025

Emini, priti ambasadorin italian dhe atë kroate

Prishtinë, 10 maj - Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas FERRARESE.

Fillimisht, Emini e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës, ndërkaq, e njoftoi  atë për të arriturat dhe sfidat, me të cilat Kosova është duke u ballafaquar  gjatë procesit të integrimeve. 

FERRARESE, ndërkaq, shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin si dhe   siguroi mbështetjen e plotë të shtetit italian në hapat e mëtutjeshëm të Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Njomza Emini, duke e takuar ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq , ka falënderuar atë  për përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës. Ndërkaq, e njoftuar mysafiren  për të arriturat dhe sfidat, me të cilat Kosova është duke u  ballafaquar  gjatë procesit të integrimeve. 

Kapitanoviq, ndërkaq, tha se Kroacia është vendi më i ri i BE-së dhe është e gatshme t’i ndihmojë Kosovës në procesin e integrimeve Evropiane.

Kapitanovq u angazhua edhe për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, duke ofruar ndihmë nëpërmjet ekspertëve të Integrimeve Evropiane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)