Emigrantët kosovarë do të votojnë përmes postës
Prishtinë, 5 tetor - Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që banojnë aktualisht jashtë vendit, do të kenë mundësinë për të votuar nëpërmjet postës në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, sqaron se është duke marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen sa më normale të procesit zgjedhor.
Mbështetur në Ligj, në Planin operacional për zgjedhjet, prej ditës së sotme fillon periudha e regjistrimit/aplikimit në kuadër të operacionit të votimit përmes postës. KQZ njofton se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me banim jashtë vendit mund të aplikojnë për tu regjistruar dhe për të votuar me postë.
Për të plotësuar kushtet për votim jashtë Kosovës, qytetarët duhet jenë mbi moshën 18 vjeçare në ditën e votimit, të jenë të regjistruar në Regjistrin civil të Kosovës/UNMIK-ut, dhe të posedojnë dokumentin e identifikimit (DI) të Kosovës ose të UNMIK-ut.