Emërohen zëvendësministrat në katër ministri
Prishtinë, 6 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe iu ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
Zëvendësministrat e emëruar janë: Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes, Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Deri mâë tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra.