Emërohen drejtorët komunale në Mitrovicë
Mitrovicë, 26 dhjetor - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka emëruar të enjten nënkryetarin e komunës dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Nënkryetar është emëruar, Safet Kamberi, ndërsa për dallim prej ekzekutivit të kaluar me vendim të kryetarit Bahtiri, janë emëruar 11 drejtorë, 3 më pak se në mandatin e kaluar.
Drejtorët e emëruar janë takuar me paraardhësit e tyre në një takim të udhëhequr nga nënkryetari, Safet Kamberi, i cili ka falënderuar drejtorët e deritashëm për punët e mira që kanë bërë. Ai theksoi se do të vazhdojnë me projektet që kanë mbetur në realizim e sipër.
Drejtorët e rinj janë:
Abdullah Bejtullahu - Drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme;
Qazim Ferizi - Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;
Ajmane Barani - Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit;
Nystret Maxhera - Drejtor i Drejtorisë së Financave dhe Zhvillimit Ekonomik;
Sami Zeka - Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit, Urbanizmit, Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës;
Blerim Baruti - Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës;
Veton Rexha - Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Naim Hajra - Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit;
Musa Draga - Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit;
Kujtim Isa - Drejtor i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
Enver Uka - Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Mjedisit.
Drejtorët e drejtorive të emëruar me pikën 1 të këtij vendimi do të ushtrojnë të gjitha punët, detyrat dhe përgjegjësitë e parapara me Ligjin për vetëqeverisjen lokale, Statutin e Komunës, rregulloret komunale dhe ligjet tjera në fuqi.Emërimet e cekura në pikën 1 të këtij vendimi bëhen për mandat të njëjtë si të Kryetarit të Komunës.
Drejtorët menaxhojnë dhe udhëheqin drejtoratin e tyre në përputhje me udhëzimet strategjike dhe politike të Kryetarit dhe në pajtim me ligjet dhe rregulloret komunale në fuqi. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.