Emërohen drejtorët e rinj në Komunën e Klinës
Klinë, 28 dhjetor - Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Klinës, kryetari i Komunës, Zenun Elezaj, ka bërë të ditur emrat e nënkryetarit dhe drejtorëve komunalë që do të jenë ekipi i tij në qeverisjen e Klinës nga koalicioni AAK, LDK, LVV dhe Nisma. Ata janë:
Besim Hoti ( LDK) –Nënkryetar,
Binak Sylaj (AAK)- Drejtor i Administratës,
Hekuran Sejdiu (AAK)- Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,
Arben Limanaj (LDK)- Drejtor i Arsimit,
Aziz Desku (LDK)- Drejtor i Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit,
Lorenc Marleku (AAK)- Drejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjen e Mjedisit,
Naser Morina (NISMA)- Drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,
Iber Elezaj (LVV)- Drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjente,
Petrit Beka (LDK)- Drejtor i Inspektoratit,
Njomza Grabanica (AAK)- Drejtore e Kadastrës, Gjeodezisë dhe Pronësisë, dhe
Skender Merturi ( LVV) -Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kryetari Elezaj, ka uruar drejtorët e rinj duke shprehur besimin se me përgjegjësi dhe angazhim maksimal do të kryejnë punët e tyre me përgjegjësi të plotë.
Në këtë seancë ka dhënë betimin edhe anëtari i AKR-së Avni Gashi.
Tashmë është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës dhe drejtorët e rinj kanë nisur punën në dikasterët e caktuar.
​