Emërimi i ambasadorëve do të përfundoj në javët në vazhdim
Prishtinë, 1 shtator - Më 19 maj të këtij viti Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i kishte propozuar presidentes Vjosa Osmani të lirojë nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik të gjithë ambasadorët e Kosovës që ishin emëruar politikisht.
E tash kur kanë kaluar tre muaj nga shkarkimi i 13 ambasadorëve të njëjtit ende nuk janë zëvendësuar.
Lidhur me këtë proces, kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë nga radhët e LVV-së, Haki Abazi në një prononcim për gazetarë tha se ky proces pritet të përfundojë javët në vazhdim.
“Ambasadorët e rinj janë në proces të emërimit dhe ky proces do të përfundojë sipas procedurave në javët në vazhdim. Siç e dini Kuvendi është në pushim dhe sapo të rifilloj punën do të kryej obligimet që i përkasin në procesin e emërimit dhe konfirmimit të ambasadorëve”, tha Abazi.