Elvana Shala niset për në Londër
Prishtinë, 10 korrik - Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala është nisur sot për në Londër me ftesë të Forumit Diplomatik Global ku do të përfaqësoj Kosovën në Forumin Global të Diplomatëve të Rinjë, me pjesëmarrjen e 44 shteteve të ndryshme botërore.
Forumi Global i Diplomatëve të Rinjë që nis punimet zyrtarisht nesër, do të trajtoj temat mbi diplomacinë e shek. 21, me theks të vecantë diplomacinë publike, diplomacinë parlamentare, të ardhmen e Bashkimit Evropian, reformat e OKB-se etj.
Ambasadorja Shala në kete forum do të flas për reformat e OKB-së dhe rëndësinë e antarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Pergjatë javës së forumit secili pjesëmarres do të zhvilloj takime me Ambasadoret e vendeve të ndryshme në Londër si dhe do të priten për vizitë nga krerët e institucioneve politike dhe kulturore në Londër.
Pjesëmarrja e Ambasadores Shala në këtë forum është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.