18 Janar 2025

Eksperti i OKB-së për të zhvendosurit viziton Kosovën

Prishtinë, 7 tetor - Një raportues special i OKB-së Chaloka Beyani do ta vizitojë Kosovën nga 10 – 13 tetor, për të vlerësuar situatën e përgjithshme të personave të zhvendosur brenda Kosovës.

“Gjatë vizitës sime tri ditore, do të grumbulloj inforacione të dorës së parë nga personat e zhvendosur dhe komunitetet e prekura” ka thënë Beyani.

“Gjithashtu do të shikoj nga afër sfidat dhe mundësite për zgjidhje të qendrueshme për këta persona, derisa do të diksutoj progresin e bërë me palët e përgjegjëse, rreth implementimit të rekomandimeve nga mandati paraprak i vitit 2009” ka shtuar ai.

Beyani do t’i dorëzojë vështrimet e tij preliminare përmes një deklarate të shkruar menjëherë pas përfundimit të misionit.

Raporti i plotë të t\'i prezantohet Këshillit të të Drejatve të Njeriut në qershor 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)