21 Prill 2025

Ekspertët amerikan dhe prokurorët shkëmbejnë përvojat për mbrojte të votës

Prishtinë, 4 shkurt - Me iniciativë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, përmes platformave virtuale është realizuar punëtori dy ditore me ekspertë amerikanë të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara lidhur me luftimin e krimeve zgjedhore.

Në këtë punëtori kanë marrë pjesë mbi tetëdhjetë e tetë (88) prokurorë të shtetit të Republikës së Kosovës, që do të jenë të angazhuar në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 për të trajtuar çfarëdo veprimi eventual që bie ndesh me ligjin penal.   

Gjatë kësaj punëtorie, ekspertët amerikan dhe prokurorët e shtetit shkëmbyen përvojat e tyre lidhur me rolin e prokurorëve të shtetit për mbrojtjen e votës.  

Gjithashtu, gjatë kësaj punëtorie janë diskutuar edhe parimet e përbashkëta lidhur me procesin e mbrojtjes së votës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)