Eichhorst viziton Kosovën
Prishtinë, 14 janar Drejtoresha e Shërbimit evropian për veprim të jashtëm (EEAS) për Evropë Perëndimore, Ballkan Perëndimor dhe Turqi, Angelina Eichhorst, do të vizitojë Kosovën më 14 dhe 15 janar 2016.
Ajo do të takohet me përfaqësuesit politikë kryesorë dhe me palët e tjera të interesit. Mediat do të kenë mundësi fotografimi gjatë takimit me Kryeministrin Isa Mustafa të premten, 15 janar 2016.