16 Janar 2025

Egjipti është në rrugë për të njohur Kosovën

Prishtinë, 17 shkurt - Në ditën e 5 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në një takim të dërguarën e posaçme të presidentit Morsi zëvendëspresidenten e Egjiptit, Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy.

Kryeministrit Thaçi më këtë rast tha se nga vizita e fundit që ka zhvilluar në Egjipt, nga takimi me presidentin Morsi, është një angazhim aktiv nga Kajro, në mbështetje të fuqishme të Republikës së Kosovës nga Egjipti. 

Prandaj sipas tij e dërguara e posaçme  presidentit Morsi, zëvendëspresidentja El Sharkawy sjell mesazhin për institucionet e Kosovës, për popullin e Kosovës, mesazhin e konfirmimit nga presidenti Morsi se njohja nga Egjipti për Republikën e Kosovës është në rrugë e sipër. 

Ndërsa, Zëvendëspresidentja e Republikës së Egjiptit, Pakinam Hassan Khalil El Sharkawy, pas takimit me Kryeministrin Thaç theksoi se Kosova për Egjiptin është simbol i lirisë, dhe tash ne të dy vendet jemi duke ndërtuar shtete të reja dhe demokratike, të bazuara në drejtësi dhe liri. 

Egjipti që nga koha e revolucionit sipas saj është duke u përpjekur që të ndjek politikën e hapjes së dyerve për Kosovën.

\"Egjipti mbështet hyrjen e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare, si në Bankën Botërore, në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ne jemi në rrugë të ndërtimit të marrëdhënieve pozitive dhe të mirëkuptimit. Kështu që, jam shumë  e nderuar që jam këtu, dhe të them se Egjipti është në rrugë për të njohur Kosovën\", ka theksuar El Sharawy.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)