Edita Tahiri udhëheqëse e delegacionit për bisedim
Prishtinë, 24 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar sot znj. Edita Tahiri, zëvendëskryeministre e Republikës së Kosovës, udhëheqëse të delegacionit të Republikës së Kosovës për dialogun për çështje praktike me Republikën e Serbisë.
Dialogu si shtete të pavarura dhe sovrane me të gjitha shtetet fqinje, përfshirë Republikën e Serbisë, dhe zgjidhja e problemeve praktike në të mirë të të gjithë qytetarëve të rajonit, është vlerë dhe standard evropian.