Edita Tahiri ka udhëtuar në SHBA
Prishtinë, 5 nëntor - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka udhëtuar ne SHBA, me ftesën e UNWomen, për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare të OKB-së që ka për temë vlerësimin e arritjeve në zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për fuqizimin e grave në vendimmarrje, procese paqësore dhe të sigurisë.
Në këtë Konferencë që mbahet nga data 5 deri me 7 nëntor 2013 në New York.
Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri po merr pjesë në cilësinë e Kryetares se Lobit Rajonal të Grave për Evropën Juglindore (RWLSEE).