Edita: Stefanoviqi e di se marrëveshjet janë obliguese
Prishtinë, 24 shtator - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i është kundërpërgjigjur Borislav Stefanoviqit lidhur me obligueshmërinë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel gjatë dialogut teknik.
Në një prononcim për Epoka e re ajo ka thënë se këto marrëveshje janë të obligueshme për të dyja shtetet.
Sipas Tahirit, këtë e di edhe ish-homologu i saj, Stefanoviq. Shefja e delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, ka bërë me dije se Brukseli tani ka filluar të përdorë edhe shkopin ndaj Beogradit.