19 Janar 2025

Edita me parti në Qeveri

Prishtinë, 30 janar - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri në kabinetin e saj ka të angazhuar tetë këshilltarë, të gjithë nga partia e saj Alternativa Demokratike e Kosovës, duke ia kaluar kështu edhe vetë shefit, kryeministrit Hashim Thaçi.

Prej tyre, gjashtë e kryejnë funksionin e këshilltarit, një është asistente personale dhe një zyrtar i protokollit. Ky kabinet është më i madhi në Qeverinë Thaçi, ndërsa asnjëri nga homologët e Editës nuk kanë staf as sa gjysma e saj.

Madje, të gjithë zëvendëskryeministrat tjerë, katër sa janë në qeveri, i kanë vetëm nga dy këshilltarë.

/zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)