29 Prill 2024

Edi Rama, vizitë tre ditore në Kosovë

Prishtinë, 26 nëntor - Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama ka nisur sot një vizitë treditore në Kosovë, ku pritet të ketë një sërë takimesh me personalitete të politikës dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Njoftimin e ka dhënë vetë ai përmes një shënimi të bërë në profilin e vet  në rrjetin social Twitter. “Pas Brukselit, në Prishtinë”- shkruan Rama paraditen e sotme në këtë faqe.

Njoftimin po ashtu e ka bërë të ditur edhe zyra e shtypit të Partisë Socialiste

Në orën 16:30 kreu i PS Rama do të takohet me Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në Kryeministri, ku pritet midis të tjerash të diskutohet edhe mbi situatën e fundit të krijuar në veri të Kosovës.

Ndërsa në orën 18:00 Edi Rama do të prezantojë librin Kurban përpara dashamirësve dhe qytetarëve të Kosovës, në ambientet e Muzeut Historik në Prishtinë.