Edhe Srpska bëhet gati për zgjedhje
Prishtinë, 22 shtator - Zgjedhjet e parakohshme nuk po shihen më si një opsion real vetëm nga subjektet shqiptare, por edhe nga ato serbe.
Ndonëse në deklaratat e tyre, zyrtarë të Listës Serbe, që përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me 9 deputetë, thonë se do të preferonin formimin e institucioneve, pas thellimit të ngërçit politik, ata përgatiten edhe për skenarin e fundit.
Pavarësisht se a do të formohen institucionet apo do të shkohet nga zgjedhjet në zgjedhje, Beogradi i premton Listës Serbe se për të gjitha vendimet do të konsultohen së bashku.
Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, i cili bën pjesë në kuadër të Listës, u ka thënë mediave serbe se pavarësisht preferencave politike për krijimin e institucioneve, mund të shterren mundësitë që Kosova të dalë nga kriza.
Nëse nuk gjendet mënyrë për të dalë nga kriza, përkatësisht vakumit politik, zgjedhjet mbeten alternativë, ka thënë Petroviq.
/Tribuna/