Edhe Komuna e Rahovecit redukton stafin e zyrtarëve komunal
Rahovec, 16 mars - Komuna e Rahovecit ka njoftuar se pas vendimit të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për reduktimin e zyrtarëve nëpër institucione, kryetari i komunës Smajl Latifi, ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme me drejtorët, dhe si Shef i shtabit lokal emergjent, duke u mbështetur në vendimin e Qeverisë Nr/08 Pika nr.9, ka marrë këtë vendim:
"Reduktohet stafi i zyrtarëve komunal në të gjithë sektorët përveç: personelit shëndetësor dhe Inspektoriatit komunal, si masë preventive ndaj infeksionit Corona Virus (COVID -19)."
"Për çdo plotësim apo ndryshim të këtij vendimi zyrtarët komunal do të njoftohen me kohë", thekson Komuna e Rahovecit.