18 Janar 2025

Edhe fundi i vitit duket tepër optimist për liberalizim vizash

Prishtinë, 9 korrik - Parlamenti Evropian, nga radhët e të cilit javë më parë dëgjohej se nuk është dashur të ishte kushtëzuar liberalizimi i vizave për Kosovën me ratifikimin e Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, tash u është bashkuar atyre që bëjnë presion ndaj politikanëve të Kosovës që sa më parë ta ratifikojnë këtë marrëveshje, sepse, në të kundërtën, do të rrezikohet procesi i liberalizimit të vizave.

Thirrje të tilla kanë ardhur këtë javë nga dy raportueset e Parlamentit Evropian, të cilat merren me Kosovën, shkruan Koha Ditore.

Së pari Tanja Fajon nga Sllovenia, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka njoftuar se e ka shtyrë për në vjeshtë votimin në Komisionin për Liri Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme, e ky votim është dashur të ishte bërë më 12 korrik.

Ajo si arsyetim ka përmendur mungesën e përparimit në ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

/Koha Ditore/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)