Edhe Blerim Shala po merr pjesë në dialogun Kosovë-Serbi
Prishtinë, 9 shkurt - Vetëm dy ditë pas largimit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala, është nisur drejt kryeqytetit evropian për të marrë pjesë në takimin e sotëm, që pritet të zhvillohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Shala, i cili në ë mandatin e kaluar ishte emëruar koordinator politik i dialogut me Serbinë, të njëjtin pozicion do të mbajë edhe në Qeverinë e Isa Mustafës.
Ish nënkryetari i AAK-së njihet për relacione të mira me ndërkombëtarët, i cili ka qenë pjesë e të gjitha proceseve politike në vend që nga vitet e 90-ta, përfshirë këtu edhe konferencën e Rambujesë, bisedimet e Vjenës, shkruan Zëri.
/Zëri/