21 Janar 2025

Edhe BIK kundër djegies së flamurit të ISIS

Prishtinë 9 shtator - Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës vlerëson se akti i djeshëm i djegies së \"flamurit\" nga një grup i të rinjve në të cilin është edhe dëshmia islame - shehadeti, është veprim i papranuar dhe në kundërshtim me traditën tonë të tolerancës e mirëkuptimit.

“Është e vërtetë që ky flamur padrejtësisht po keqpërdorët nga ISIS, organizatë terroriste e cila vepron gjoja në emër të myslimanëve. Mirëpo kjo assesi askujt nuk i jep të drejtë që të përdhosë simbolet islame apo të çfarëdo feje tjetër. Me kohë e kemi thënë dhe e kemi sqaruar se ISIS, nuk vepron sipas mësimeve islame dhe as që është zgjedhur e mandatuar nga myslimanët për përfaqësim. Jemi të bindur që veprimet e tyre shpejt do të marrin përgjigjen adekuate nga populli i Irakut dhe i Sirisë në bashkëpunim me botën demokratike”, thuhet në reagimin e tyre.

BIK fton të rinjtë që të jenë të kujdesshëm e të matur në veprimet e tyre dhe mos të bien pre e fushatave që më shumë mund të sjellin debate, konfuzion e paqartësi sase qëllimi i tyre për distancim nga veprimet e ISIS.

Rikujtojmë se në emër të distanicimit nga ISIS, është e papranueshme nëpërkëmbja dhe përdhosja e simboleve islame.

BIK thotë se solidarizohen me vuajtjet e popullatës civile në Irak e Siri, dhe në të njëjtën kohë dënojnë veprimet kriminale të asaj që quhet ISIS.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)