Edhe Belgjika mbështet agjendën euro-atlantike të Kosovës


Prishtinë, 8 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot ambasadoren e Belgjikës në Sofje, jorezidente për Kosovë, Anick Van Calster.
Kryeparlamentari Veseli i shprehu diplomates belge falënderimet e tij për bashkëpunimin e deritashëm dhe mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Republikës së Kosovës, duke u fokusuar në mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe atë ekonomik.
Ambasadorja Van Calster e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen, duke shprehur gatishmërinë e Belgjikës për mbështetjen e agjendës euro-atlantike të Kosovës dhe synimeve të qarta euro-integruese, mbështetur në vlerat e përbashkëta.
Bashkëpunimi ndërparlamentar do të ndikojë në thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dhe në interes të qytetarëve të të dyja vendeve, u vlerësua në takim.