23 Janar 2025

E meritojmë të lëvizim lirshëm në BE

Prishtinë, 19 shkurt - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka përmbushur 90% të kushteve për liberalizimin e vizave.

“Rrëfimet e fundit të emigrimit të qytetarëve të Kosovës me siguri se do të dëmtojnë punën të gjithë angazhimin tonë për liberalizimin e vizave. Ne i kemi përmbushur 90% të kushteve duke përfshirë lëshimin e pasaportave biometrike dhe digjitalizimin e të dhënave personale. Kosova është dashur të përmbushë më shumë kritere se të gjithë fqinjët tanë, por ne po e bëjmë këtë.

Detyrat tona të shtëpisë do të marrin fund në verë këtij viti dhe u mbetet shteteve të zonës Schengen të marrin një vendim politik që të na mundësojnë regjimin pa viza. Nëse ato shtete e duan këtë, ato pa dyshim mund ta bëjnë këtë deri në fund të këtij viti, edhe pse unë nuk parapëlqej të përmend asnjë datë”, ka thënë Thaçi në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Ai ka thënë se Kosova është një vend i sigurt. “Prishtina ka një shkallë më të ulët të krimit për frymë sesa shumica e qyteteve gjermane. Gjermania dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së nuk do të gabojnë më për ta klasifikuar Kosovën si ‘një vend të sigurt të origjinës’. Për më tepër, ato shtete të BE-së që e kanë bërë këtë nuk kanë pësuar nga migrimi i qytetarëve të Kosovës.

Mirëpo, Kosova ka nevojë për të udhëtuar legalisht për në BE. Të rinjtë tanë ndjehen të frustruar që, ndonëse jetojnë në një vend që gjendet vetëm një orë fluturimi larg BE-së, ende nuk mund të vizitojnë Berlinin, të udhëtojnë me tren, të shkojnë në koncerte apo të marrin pjesë në programe shkëmbimi në fushën e arsimit. BE-ja ka liberalizuar regjimin e vizave me shtete nga Kolumbia e deri të Molldavia, pra është e padrejtë që 1.8 milionë kosovarë nuk mund të udhëtojnë për në BE pa viza”, është shprehur Thaçi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)