17 Janar 2025

E drejta e qasjes në dokumente publike ndihmon qytetarët

Prishtinë, 23 korrik - Është publikuar sot botimi “Përmbledhje legjislacioni për të drejtën e qasjes në dokumente publike” i botuar nga Zyra e Kryeministrit, me mbështetjen e Projektit për Reformë Juridike të GIZ-it gjerman.


Kjo përmbledhje përmban një seri aktesh ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë procedurat për realizimin e të drejtës kushtetuese të qasjes në dokumente publike.


Me këtë rast, ministria e Ministrisë së Integrimit Evropian, Vlora Çitaku tha se botimi do të ndihmojë jo vetëm qytetarët por edhe vetë zyrtarët. Sipas saj, qytetarët kanë nevojë të dinë për të drejtën e tyre, sikurse zyrtarët që kanë nevojë të dinë më shumë për të drejtën e qytetarit për informatë.


“E drejta e qasjes në dokumente publike nuk nënkupton të drejtën për të ditur procesin përfundimtar, por edhe mënyrën se si mirren ato vendime. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme, e cila jo vetëm që duhet të garantohet me ligj, por edhe duhet të ushtrohet” thekso ministrja Çitaku.


Drejtori i Zyrës për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeministrit, Arianit Bytyçi theksoi:

“Si pjesë e përgjegësisë që i takon, bazuar në Ligjin për qasje në dokumente publike, Zyra për Komunikim me Publikun e Kryeministrit bashkërisht me institucionet tjera qendrore dhe lokale, ka hartuar dhe ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës deri më tani 2 raporte për zbatimin e ligjit, ndërsa jemi në përgatitje të raportit të tretë.  Në këto raporte janë të prezentuara të gjitha të dhënat për zbatimin e ligjit në institucionet publike të Kosovës, të cilat janë të analizuara, në mënyrë që të nxjerrim rekomandimet e duhura për zbatimin e plotë të ligjit”.

 
Botimi është ndihmuar nga GIZ, dhe me këtë rast, udhëheqësi i Projektit për Reformë Juridike në këtë organizatë, Volkmar Theobald, theksoi se e drejta për informacion është e drejtë themelore e të drejtave të njeriut. 


“E drejta e qasjes në dokumente publike nuk është vetëm detyrë e institucioneve, por është edhe shërbim për ndërtimin e besimit tek qytetarët, sidomos me pjesën që ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave personale. Të gjitha dokumentet e institucioneve janë publike, dhe ato duhet të ndalohen vetëm për të mbrojturat interesat më të mëdha publike” theksoi ai.

 
Autori i kësaj përmbledhje, Besim M. Kajtazi, drejtor i Zyrës Ligjore në Zyrën e Kryeministrit theksoi se transparenca është një nga vlerat dhe parimet e përbashkëta të  një administrate të mirë.

 
“Parimi i transparencës, e bashkë me të edhe e drejta e qasjes në dokumente publike, është jetësuar me Kushtetutën tonë dhe me një varg të ligjeve” theksoi ai.

 
Duke foluur për botimin, z.Kajtazi theksoi:


“Kjo përmbledhje është përgatitur për qëllime praktike në mënyrë që të gjithë zyrtaret, qytetarët, hulumtuesit, organizatat e shoqërisë civile të kenë mundësi qe t’i kenë në një vend të gjitha aktet përkatëse. Në radhë të parë duhet cekur që janë një varg aktesh nënligjore që ndihmojnë në zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike . Kjo përmbledhje përmban përveç LQDP-së edhe të gjitha aktet nënligjore (shtatë) që janë nxjerrë për zbatimin e këtij ligji duke përfshirë edhe pakon e dokumenteve standarde për kërkesat për qasje në dokumente publike (Format dhe formularët e ndryshëm te kërkesave dhe vendimeve qe mund ti përdorin zyrtarët dhe qytetarët. Po ashtu në këtë përmbledhje janë përfshirë edhe ligjet dhe aktet tjera nënligjore themelore që janë të ndërlidhura me LQDP”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)